0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQMKD-AL SQ

U mbajt debat publik për draft-tekstin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e kooperativave bujqësore për periudhën 2022-2028

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha sot në ambientet e MBPEU-së, mori pjesë në debatin publik për draft-tekstin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kooperativave Bujqësore për periudhën 2022-2028. Në prani të përfaqësuesve të projektit "Mbështetje për Zhvillimin e Kooperativave Bujqësore", fjalime përshëndetëse kanë pasur ministri Hoxha, Kostantinos Soupilas - Menaxher Programi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në RMV dhe Dragan Periç - Menaxher i Projektit CARE International. Prezantimi për temën u mbajt nga Kakamizi, ekspert ndërkombëtar dhe prof. Dr. Emel Tuna nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle