Botë SQBotë.Portal SQ

Turqia filloi të ndërtojë mur në kufirin me Iranin

Turqia ka filluar me ndërtimin e murit në kufirin me Iranin që të parandalojë depërtimin e qytetarëve afgan të cilët do të largohen nga regjimi taliban, njofton Bi-Bi-Si.

Ankara, 17 gusht 2021 (MIA) – Turqia ka filluar me ndërtimin e murit në kufirin me Iranin që të parandalojë depërtimin e qytetarëve afgan të cilët do të largohen nga regjimi taliban, njofton Bi-Bi-Si.

Dhjetëra mijëra njerëz kërkojnë mënyrë të largohen nga Afganistani, ndërsa supozohet se refugjatët do të drejtohen kah Irani, pastaj në Turqi.

Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për ndërtimin e murit në kufirin me Iranin me qëllim të parandalohet valë e madhe e refugjatëve, por edhe depërtimi i talibanëve të infiltruar mes tyre.

Është paraparë që muri të jetë i gjatë 295 kilometra. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle