Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Trampi e akuzoi Netanjahun për tradhti – i pari ia uroi Bajdenit fitoren për zgjedhjet në SHBA

Ish - presidenti amerikan Donald Tramp e ofendoi ish-kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe tha se nuk ka biseduar me të pasi e ka uruar Xho Bajdenin për zgjedhjen e tij president të SHBA-së.

Uashington, 10 dhjetor 2021 (MIA)  – Ish – presidenti amerikan Donald Tramp e ofendoi ish-kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe tha se nuk ka biseduar me të pasi e ka uruar Xho Bajdenin për zgjedhjen e tij president të SHBA-së.

“Personaliteti i parë që e përshëndeti Bajdenin ishte Bibi Netanjahu, personi për të cilin bëra më shumë se kushdo tjetër me të cilin punova… Bibi mundi të heshtë. Por, ai bëri gabim katastrofik. Bëri gabim katastrofik”, tha Tramp, transmetoi Aksios.

“Që atëherë nuk kam biseduar me të. Le të vajë në djall”, tha Tramp.

Ish-presidenti amerikan, njëherësh, theksoi se “akoma i pëlqen Netanjahu, por e vlerëson besnikërinë”.

“Për dallim nga Netanjahu, presidenti rus dhe brazilian Vlladimir Putin dhe Zhair Bolsonaro nuk e uruan menjëherë presidentin amerikan, pasi besojnë se zgjedhjet kanë qenë të kurdisura”, shtoi Tramp.

Siç nënvizon Aksios, Netanjahu gjegjësisht nuk është lideri i parë i cili e uroi Bajdenin për zgjedhjen e tij. Ai priti mbi 12 orë pasi mediat amerikane i publikuan rezultatet zgjedhore.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle