Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Tramp premton faljen e pjesëmarrësve në sulmin në Kapitoll Hill nëse zgjidhet sërish president

Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do t'i falë personat e akuzuar për sulmin në Kapitoll Hill më 6 janar vitin e kaluar, nëse do të bëhej sërish president në vitin 2024.

Dallas, 30 janar 2022 (MIA) – Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do t’i falë personat e akuzuar për sulmin në Kapitoll Hill më 6 janar vitin e kaluar, nëse do të bëhej sërish president në vitin 2024.

Trampi e tha këtë në një tubim në Konro, Teksas.

“Kjo është një punë tjetër që do ta bëjmë dhe kaq shumë njerëz më pyesin, nëse kandidohem dhe fitoj dhe të jem korrekt ndaj njerëzve të 6 janarit”, tha Tramp, pas çka mori duartrokitje nga mbështetësit e tij.

“Do të sillemi në mënyrë korrekte me ta. Dhe nëse nevojitet falje, do t’i fal pasi janë trajtuar në mënyrë të padrejtë”, theksoi ish-presidenti amerikan.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle