Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Tihanovskaja: Planifikoj takime me Bajdenin dhe Blinkenin në Uashington

Liderja opozitare bjelloruse Svetllana Tihanovskaja deklaroi se planifikon të takohet me presidentin amerikan Xho Bajdenin dhe sekretarin e shtetit Entoni Blinkenin.

Uashington, 19 korrik 2021 (MIA) – Liderja opozitare bjelloruse Svetllana Tihanovskaja deklaroi se planifikon të takohet me presidentin amerikan Xho Bajdenin dhe sekretarin e shtetit Entoni Blinkenin.

“Takime të këtilla janë  planifikuar, por tani për tani nuk mund t’i konfirmoj”, deklaroi ajo për TASS-in gjatë takimit me diasporën bjelloruse në Uashington.

Tihanovskaja mbërriti në SHBA të dielën dhe u takua me diasporën bjelloruse në sheshin “Liria”, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Kapitoll Hill.

Paraprakisht, ajo në kanalin e saj në Telegram ka shkruar se planifikon takime të “nivelit të lartë” në Departamentin e Shtetit më 19 korrik dhe në Shtëpinë e Bardhë një ditë më vonë.

Përveç kësaj, orari i saj përfshin edhe takim me drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samanta Pauerin dhe me deputetët amerikanë. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle