0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQTemë SQ

Tetova nuk ka vendkalime për këmbësorë të shënuara në mënyrë përkatëse, këmbësorët zihen me vozitësit

Në Tetovë nëse një këmbësor duhet të kalojë rrugën, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm se si dhe kur kalon një korsi për shkak se vendkalimet për këmbësorë thuajse nuk ekzistojnë fare. Madje edhe në katër bulevardet më të mëdha, vendkalimet për këmbësorë janë zbehur dhe vërehen shumë vështirë. Te një pjesë e vendkalimeve ngjyra e bardhë është vetëm në korsitë fundore më afër trotuareve. Diku ato nuk vërehen fare, ndërsa vetëm në rrugët e rindërtuara pak kohë më parë ka vendkalime të shënuara në mënyrë përkatëse.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle