Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Tetë të vdekur në një përplasje zinxhirore në autostradën në Juta

 Në një përplasje zinxhirore  ku kanë marrë pjesë 22 makina në Juta humbën jetën tetë persona, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime, lajmëruan mbrëmë mediat amerikane.

Uashington, 27 korrik 2021 (MIA) – Në një përplasje zinxhirore  ku kanë marrë pjesë 22 makina në Juta humbën jetën tetë persona, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime, lajmëruan mbrëmë mediat amerikane.

Gjysma e të vdekurve janë fëmijë.

Ngjarja e padëshiruar ka ndodhur në autostradën në qytetin Kanosh, në pjesën qendrore të Jutës, ndërsa arsye për aksidentin ka qenë ulja e shikueshmërisë të shkaktuar nga stuhia e rërës   që zgjati nga e diela pasdite deri dje.

 Katër nga të vdekurit janë të rritur, katër janë fëmijë të moshës deri 15 vjet, kumtoi mbrëmë departamenti për siguri shoqërore të Jutës, iu u publikuan edhe emrat e viktimave. Pesë nga të vdekurit janë nga një familje.

 Dhjetë persona janë sjellur në spitalet më të afërta, të paktën tre persona janë në gjendje kritike. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle