Ballkan SQBallkan.portal SQSvet.Slajder SQ

Tërmet prej 4 ballë sipas Rihterit e goditi Korçën, në Shqipëri

Tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë e dridhi Shqipërinë juglindore, në afërsi të qytetit të Korçës, lajmëroi Qendra mesdhetare evropiane për tërmete.

Korçë, 19 korrik 2021 (MIA) – Tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë e dridhi Shqipërinë juglindore, në afërsi të qytetit të Korçës, lajmëroi Qendra mesdhetare evropiane për tërmete.

Epiqendra e dridhjes ka qenë tetë kilometra nga Korça, në thellësi prej dy kilometra, ndërsa dridhja ka zgjatur disa sekonda dhe i ka shqetësuar qytetarët, transmeton “Albanian Dejli Njuz“.

Shqipëria para dy viteve ishte goditur nga një tërmet i madh me fuqi prej 6,4 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa në të humbën jetën 51 persona dhe ishte shkaktuar dëm i madh material. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle