0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQPolitikë SQ

Të pandryshuara mbeten qëndrimet e pushtetit dhe opozitës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qëndrimet e qeverisë dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mbeten të pandryshuara. Qeveria pohon se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, ndërsa opozita mendon se qeveria është delegjitimuar pas humbjes në zgjedhjet lokale dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme me qëllim që vendi i gatshëm të përballet me sfidat ekonomike dhe energjetike që e presin. Pas dorëheqjes së paralajmëruar të kryeministrit Zoran Zaev, në koalicionin qeveritar janë duke u zhvilluar bisedimet për mandatarin e ri për kryeministër. Ende nuk ka informacione nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle