Botë SQBotë.Portal SQ

Të paktën tetë viktima gjatë rrëzimit të një pjese të hotelit në Kinë

– Të paktën tetë persona humbën jetën kur u rrëzua një pjesë e hotelit Sixhi Kajuan në qytetin juglindor kinez Sushou.

Pekin, 13 korrik 2021 (MIA) – Të paktën tetë persona humbën jetën kur u rrëzua një pjesë e hotelit Sixhi Kajuan në qytetin juglindor kinez Sushou.

Ekipet e shpëtimit prej në mëngjes po kërkojnë nëntë personat nën rrënojat, informuan mediat kineze.

Aksidenti kishte ndodhur dje pasdite, ndërsa Ministria për Situata të Jashtëzakonshme e Kinës menjëherë ka dërguar ekipe të shpëtimit.

Po vijon hetimi për shkaqet për rrëzimin e atij hoteli trekatësh i ndërtuar në vitin 2018. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle