Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Të lënduar, të arrestuar dhe dëm material pas protestës në Nikozia kundër masave për Kovid-19 dhe vaksinimit

- Me incidente para Pallatit presidencial dhe sulm mbi një grupim mediatik, me dëm material të shkaktuar, 12 policë të lënduar dhe pesë persona të arrestuar përfunduan protestat e mbrëmshme në Nikozia kundër masave për Kovid-19 dhe vaksinimit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nikozia, 19 korrik 2021 (MIA) – Me incidente para Pallatit presidencial dhe sulm mbi një grupim mediatik, me dëm material të shkaktuar, 12 policë të lënduar dhe pesë persona të arrestuar përfunduan protestat e mbrëmshme në Nikozia kundër masave për Kovid-19 dhe vaksinimit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Demonstrantët e sulmuan objektin e grupacionit “Dias”, në të cilin gjendet edhe televizioni “Sigma”, djegën automobila të parkuar dhe shkaktuan dëm në hyrje të ndërtesës.

Sipas mediave qipriote, janë arrestuar pesë persona, policia heton edhe pas dhjetë të tjerëve, ndërsa janë lënduar 12 policë, prej të cilëve shtatë janë dërguar në spital dhe dy janë me lëndime serioze.

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasijadis, në një deklaratë të shkruar theksoi se incidentet para pallatit presidencial “që kulmuan me një sulm të pajustifikuar  dhe të rrezikshëm ndaj grupacionit “Dias”, janë goditje mbi demokracinë dhe qeverisjen e së drejtës, diçka që nuk tolerohet dhe shtoi se në rrezik ishin jetët e njerëzve.

Protesta ishte organizuar nën moton “Liria është e drejta e njeriut”, ndërsa demonstrantët brohoritnin parulla kundër vaksinimit dhe masave për ballafaqim me pandeminë. sr/sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle