0_Web_Aktuale SQBallkan SQBallkan.portal SQSvet.Slajder SQ

Të hënën raund i ri i negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit

Shërbimi diplomatik evropian konfirmoi se të hënën do të mbahet raund i ri i negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, qëllimi i së cilit është normalizimi i marrëdhënieve për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për çështjen e Kosovës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 16 korrik 2021 – Shërbimi diplomatik evropian konfirmoi se të hënën do të mbahet raund i ri i negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, qëllimi i së cilit është normalizimi i marrëdhënieve për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për çështjen e Kosovës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojnë në Bruksel për këtë raund të ri nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe shefin diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Janë paraparë deklarata për gazetarët para dhe pas takimit, paralajmëruan nga kabineti i Borrellit. tm/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle