0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Të hënën fillon vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve prej 12 deri 17 vjeç, deri tani janë paraqitur 1798

Deri tani gjithsej 1798 fëmijë të moshës prej 12 deri 17 vjeç kanë shfaqur interes për vaksinim kundër Kovid-19. Vaksinimi për ta do të fillojë nga e hëna dhe do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytetin që e kanë deklaruar gjatë aplikimit.

Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) – Deri tani gjithsej 1798 fëmijë të moshës prej 12 deri 17 vjeç kanë shfaqur interes për vaksinim kundër Kovid-19. Vaksinimi për ta do të fillojë nga e hëna dhe do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytetin që e kanë deklaruar gjatë aplikimit.
 
Siç informojnë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë, numri më i madh i fëmijëve dhe i të rinjve të cilët janë paraqitur janë në Shkup edhe atë në poliklinikat: “Bukuresht” – 402, “Jane Sandaski” – 287, “çair – 110 dhe “Bit Pazar – 5.
 Në Manastir janë paraqitur 123 fëmijë dhe të rinj, në Tetovë -112, në Kumanovë – 88, në Ohër – 84, në Veles – 79, Prilep  – 67, Kavadar  – 54, Gostivar  – 53, Strumicë  -47, Gjevgjeli  – 46, Shtip  – 45, Strugë  – 31, Kërçovë  -30, Negotinë  -20, Resnjë  – 19, Koçan  -17, Vevçan  – 13, në Berovë  – 11.
Sipas numrave, në qytetet në vijim ka nën 100 të paraqitur. Këto janë:  Dibër  – 9, Vallandovë dhe Sveti Nikollë  nga tetë të paraqitur, Probishtip  – 6 , Dellçevë dhe Radovish  nga pesë të paraqitur, Viniucë dhe Kriva Pallankë nga katër të paraqitur, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga dy të paraqitur, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë nga një të paraqitur. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle