Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Të gjelbrit gjermanë zgjedhin udhëheqësinë e re

Berlin, 28 janar 2022 (MIA) – Në Berlin sot fillon konventa e Partisë Të gjelbrit, të cilët janë në pushtet, në të cilën duhet të zgjidhet udhëheqësia e re e partisë.

Dyshja presidenciale aktuale, Analena Baerbok dhe Robert Habek, të cilët janë bërë ministra të Jashtëm dhe Ekonomisë në qeverinë e re të koalicionit, po largohen nga kryesuesit e partisë, në përputhje me rregullat për ndarjen e funksioneve partiake nga ato qeveritare.

Kandidatët me shanset më të larta për të marrë funksionin e kryetarit të partisë janë ish-zëdhënësi i të Gjelbërve i ngarkuar për punët e jashtme Omid Nuripur dhe nënkryetarja Rikarda Lang.

Zgjedhja e kryetarit të partisë do të bëhet në konventën e nesërme onlajn.

Sipas analistëve, udhëheqja e re do të ketë një detyrë të vështirë për të përafruar drejtimet partiake dhe kompromiset e kërkuara nga qeveria e re me socialdemokratët dhe liberalët.

Ekzistojnë mosmarrëveshje me liberalët për udhëzimet klimatike të qeverisë, dhe në politikën e jashtme, veçanërisht në lidhje me Rusinë, të Gjelbrit synojnë një kurs më të mprehtë se socialdemokratët dhe kancelari Olaf Sholc.

Përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar, të Gjelbrit kryesuan në sondazhe për një kohë të gjatë, por përfundimisht fituan 14,8 për qind të votave, duke u bërë partia e tretë më e fortë në parlament.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle