0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Të afërmit e viktimave në aksidentin në Bullgari tubohen para selisë së “Besa Transit” në Shkup

Një grup qytetarësh - familjarë të viktimave të aksidentit me autobus të kompanisë "Besa Trans", sot në mëngjes janë mbledhur para selisë së kompanisë në Shkup për t'u interesuar për më të afërmit e tyre.

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA)  – Një grup qytetarësh – familjarë të viktimave të aksidentit me autobus të kompanisë “Besa Trans”, sot në mëngjes janë mbledhur para selisë së kompanisë në Shkup për t’u interesuar për më të afërmit e tyre.

Selia e “Besa Transit”, autobusi i së cilëve duke u kthyer nga Stambolli sot pati një fatkeqësi rrugore në Bullgari me ç’rast jetën e humbën 45 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në mëngjes është nën sigurinë e nëpunësve policorë.

Informacionet e para të organeve kompetente thonë se katër autobusë të kësaj kompanie për fundjavë kanë udhëtuar drejt Turqisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle