Ekonomi SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Taravari propozon orar të zgjatur të punës për hotelierët në Gostivar

Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga Këshilli i Komunës do të kërkojë zgjatje të orarit të punës së objekteve hotelierike.

Gostivar, 26 korrik 2021 (MIA) – Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga Këshilli i Komunës do të kërkojë zgjatje të orarit të punës së objekteve hotelierike.

Kryetari Taravari në deklaratë për MIA-n e sqaroi propozimin, I cili, siç thotë, duhet ta mbështesë ekonominë lokale dhe sektorin turistik-hotelierik.

“Në periudhën kur në komunën tonë ka numër të madh të mërgimtarëve pritet vëllim i shtuar i punës në objektet hotelierike. Propozimi është të zgjatet orari për dy orë, në ditët kur ka manifestime apo programe kulturore-zbavitëse. Me ndryshimi është paraparë që në ditët e fundjavës në vend se deri në orën 1 pas mesnate, kafeteritë, restorantet dhe objektet e tjera hotelierike të punojnë deri në orën 3:–., përkatësisht në vend se deri në mesnatë të jenë të hapura për mysafirë deri në orën 02:00. Ligji për veprimtari hotelirike e mundëson këtë dhe ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë atë mundësi dhe ta ndihmojmë këtë sektor, I cili për shkak të pandemisë pësoi humbje të mëdha”, thotë Taravari.

Ai pret që propozimi I tij të marrë mbështetje unanime nga këshilltarët, të cilët, sipas paralajmërimeve, të enjten duhet ta mbajnë mbledhjen e fundit në këtë përbërje.

Nëse propozimi merr “dritë të gjelbër” hotelierët nuk do të jenë të obliguar të parashtrojnë kërkesë për për vazhdim të orarit të ounës, duke pasur parasysh se institucionet do të njoftohen ,menjëherë për vendimin e ri.

Vitin e kaluar, vetëqeverisja lokale i liroi bizneset lokale nga tatimet komunale për t’I zbutur pasojat nga kriza në të cilën hynë për shkak të pandemisë dhe masat për mbrojtje. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle