0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Tani për tani nuk ka paralajmërim, por për restriksione të mundshme në kufinj do të bisedohet këtë javë në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse

Në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që duhet të mbahet këtë javë do të bisedohet për rekomandime të mundshme lidhur me kriteret për hyrje nëpër kufij, por tani për tani nuk ka paralajmërim për masa restriktive.

Shkup, 9 korrik 2021 (MIA) – Në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që duhet të mbahet këtë javë do të bisedohet për rekomandime të mundshme lidhur me kriteret për hyrje nëpër kufij, por tani për tani nuk ka paralajmërim për masa restriktive.

Për momentin, ekspertët shëndetësorë presin të dalin publikimet me informata të cilat u duhen lidhur me peshën e pasqyrës klinike, përkatësisht të shihet raporti I llojit delta ndaj koronavirusit tek njerëzit të cilët janë apo nuk janë vaksinuar.

Theksi, tani për tani, siç informoi dje ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe është vënë tek vaksinimi. Sërish bëri thirrje që numër sa më I madh I qytetarëve të vaksinohen për shkak se, siç tha, pas këtij mutacioni mund të vijë një tjetër.

Filipçe konsideron se duhet të rekomandohen masa të cilat do të jenë efikase, por për momentin vlerësoi se situata është e qetë dhe nuk ka numër të madh të kontrolleve nëpër spitale për pacientë të dyshuar me Kovid-19.

Në pajtim me të dhënat e publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, nga 2.518 testime të bëra, janë regjistruar 19 raste të reja me Kovid-19, e me atë numri I rasteve aktive tani është 156. Numri më I madh I rasteve të reja janë regjistruar në Tetovë – 11 dhe Shkup – 8. Nuk janë regjistruar pacientë të vdekur në 24 orët e kaluara.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 155.760, numri I pacientëve të shëruar është 150.118, I të vdekurve është 5.486.

Lidhur me vaksinimin e fëmijëve kundër Kovid-19, Filipçe dje theksoi se tek ne nuk do të jetë I obligueshëm. Ai pardje deklaroi se do të lejohet vaksinim I fëmijëve prej 12 deri 16 vjeç me vaksinën “Fajzer”, që në këtë moment është vaksina e vetme e cila lejohet të përdoret në pajtim  me rekomandimet në udhëzimin e brendshëm për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë dhe shtoi se deri më tani nuk ka paraqitje anësore tek fëmijët e vaksinuar.

Numri I të vaksinuarve në vend tejkaloi 400 mijë, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vlerëson se vaksinimi por zhvillohet pa pengesa. Në pikat vaksinuese në shtet, përfundimisht me pardje, janë vaksinuar 400.235 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 640.886 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 240.651 qytetarë. Numri I personave të cilët deri më tani kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 494.389 qytetarë.

Ekipi I punonjësve shëndetësorë dje në Burgun e Shtipit imunizoi 85 të dënuar, të cilët paraqitën interesim për t’u vaksinuar kundër Kovid-19. Po bëhet plani edhe për vizitë në të gjitha fshatrat e Shtipit dhe Karbincit, me qëllim që t’I dilet në ndihmë popullatës e cila dëshiron të vaksinohet. Gjatë ditës së sotme do ta publikojnë planin, për banorët nga mjediset rurale të dine se kur do të arrijë ekipi në fshatin e tyre dhe ku do të aplikohen vaksinat.

Pika vaksinuese në sallën “Jordan Mijallkov” do të jetë e hapur deri në fund të muajit, ku qytetarët të cilët e morën dozën e parë edhe do të rivaksinohen, ndërkaq nga e hëna hapet edhe pika në Shtëpinë e shëndetit “Paçne Karagjozov”, ku qytetarët do ta marrin dozën e parë të vaksinës. ab/

epa08520659 Police officer takes documents from a motorist at the ‘Bogorodica’ border crossing between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country’s planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Butoni Kthehu në krye
Mbylle