0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja, përfundoi sot Komisioni për SËmundje Infektive

- Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje dhe vlerësoi se gjendja epidemiologjike lidhur me koronavirusin është stabile dhe se tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja plotësuese restriktive.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje dhe vlerësoi se gjendja epidemiologjike lidhur me koronavirusin është stabile dhe se tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja plotësuese restriktive.

“Edhe krahas numrit të rasteve aktive dhe pozitive nga të testuarit për Kovid-19, gjendja është stabile, ndërsa në spitale nuk ka presion nga të hospitalizuarit. Komisioni për Sëmundje Infektive për momentin mbetet në masat deri tani të rekomanduara, të cilat mund të ashpërsohen  në momentin kur të paraqitet nevoja e tillë”, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni në mbledhjen e sotme, duke e shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në shtet  ka konstatuar se rritje të lehtë të rasteve pozitive nga të testuarit për Kovid-19 ka në Shkup dhe në Tetovë.

Sipas analizave të Komisionit në Tetovë, përhapja e virusit bëhet për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve dhe protokolleve gjatë organizimit të ahengjeve familjare dhe llojeve tjera të ahengjeve në hapësirë të mbyllur.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët t’i respektojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së virusit Kovid-19. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle