0_Web_Ballina – Sllajder SQPolitikë SQVideo deklaratë SQZgjedhjet Lokale 2021

Tana de Zulueta: E vëzhgojmë votimin dhe zbatimin e teknologjisë së re, vlerësim për zgjedhjet nesër

Zyra e OBSE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR i monitoron zgjedhjet lokale me ftesë të Qeverisë. Kemi ekip prej 165 mbikëqyrës prej të cilëve 126 janë mbikëqyrës afatshkurtër që janë shpërndarë nëpër të gjithë shtetin. Kjo do të na mundësoj monitorim sistematik të vendvotimeve, që vitin e kaluar nuk ishim në mundësi t’i zbatonim, deklaroi shefja e Misionit të OBSE/ODIHR për monitorim të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Tana de Zulueta pas vizitës në vendvotimin numër 2805 në komunën Qendër.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Zyra e OBSE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR i monitoron zgjedhjet lokale me ftesë të Qeverisë. Kemi ekip prej 165 mbikëqyrës prej të cilëve 126 janë mbikëqyrës afatshkurtër që janë shpërndarë nëpër të gjithë shtetin. Kjo do të na mundësoj monitorim sistematik të vendvotimeve, që vitin e kaluar nuk ishim në mundësi t’i zbatonim, deklaroi shefja e Misionit të OBSE/ODIHR për monitorim të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Tana de Zulueta pas vizitës në vendvotimin numër 2805 në komunën Qendër.

“Sepse nuk bëhet fjalë për vend gjeografik të madh me mbi 100 mbikëqyrës mund të fitohet analizë të rëndësishme statistike për zbatimin e zgjedhjeve. Jemi të kënaqur që mund të bëjmë më mirë”, tregoi De Zulueta në pyetjet e gazetarëve.

Në lidhje me problemet që janë regjistruar me përdorimin e pajisjeve “fingerprint” gjatë votimit, thotë ajo, bëhet fjalë për teknologji të re dhe monitorohet zbatimi i saj.

“Ne po monitorojmë hapjen e 54 vendvotimeve dhe vijimin e monitorimit. Kjo është teknologji e re edhe për votuesit, shikojmë se si po zbatohet. Është herët të jepen konkluzione të tilla, por nënvizojmë të gjitha problemet nëse do të ketë, si dhe përgjigjen e votuesve. Do të shikojmë se si ecën dita. Për vlerësimin duhet të presim nesër, për atë se, siç e dini, nuk duam të komentojmë gjatë kohës së votimit” tha shefja e Misionit të OBSE/ODIHR për monitorim të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Tana de Zulueta.

Vitin e kaluar në vend ODIHR kishte mision të posaçëm për vlerësimin e Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

 

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/454538852663931/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle