Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Talebanët në Kabul vendosën orë policore

Talebanët vendosën orë policore në Kabul, me ç’rast askush nuk guxon të dalë nga shtëpia nga ora 21 deri në agim, përveç për raste urgjente.

Kabul, 20 gusht 2021 (MIA) – Talebanët vendosën orë policore në Kabul, me ç’rast askush nuk guxon të dalë nga shtëpia nga ora 21 deri në agim, përveç për raste urgjente.

Talebanët publikuan numra telefoni në rast se qytetarët duhet të dalin gjatë orës policore.

Nuk bëhet e ditur se deri kur do të jetë në fuqi ora policore.

Në një dokument të besueshëm të Kombeve të Bashkuara thuhet se talebanët janë në kërkim të personave të cilët kanë bashkëpunuar me armatën amerikane dhe me NATO-n edhe krahas premtimit se nuk do t’u hakmerren kundërshtarëve të tyre.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle