Politikë SQ

Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin izraelit Orijan

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot pati takim me ambasadorin e Izraelit në largim, Dan Orijan, me delegacion shoqërues.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot pati takim me ambasadorin e Izraelit në largim, Dan Orijan, me delegacion shoqërues.

Në takim, kumtuan nga MPB-ja, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis ministrive të dy vendeve në vitet e fundit.

Një nga temat e bisedës ishte mundësia e thellimit të bashkëpunimit në terren në disa fusha me interes të përbashkët, me fokusin në krimin kibernetik si një sfidë globale.

Ministri Spasovski, theksohet në kumtesë, falënderoi ambasadorin izraelit Orian për mbështetjen pa rezerva të Izraelit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë me një ritëm të qëndrueshëm me pasardhësin e tij si ambasador në vend. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle