0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Takim i Besimit me shefin e deritanishëm dhe të ri të Departamentit për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me  Shefin e Departamentit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini dhe me shefin e ri të departamentit Shtefan Hudolin. që duhet t’a marrë detyrën e. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, e falënderoi Bertolinin për angazhimin e deritanishëm dhe i uroi suksese Hudolinit për marrjen e funksionit të tij.

Shkup, 20 gusht 2021 (MIA) – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me  Shefin e Departamentit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini dhe me shefin e ri të departamentit Shtefan Hudolin. që duhet t’a marrë detyrën e. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, e falënderoi Bertolinin për angazhimin e deritanishëm dhe i uroi suksese Hudolinit për marrjen e funksionit të tij.

Në takim, siç informoi Ministria e Financave, u diskutua për aktivitetet prioritare në fushën e menaxhimit të financave  publike, si dhe për statusin e zbatimit të projekteve aktuale të financuara nga fondet e BE -së.

Ministri Besimi, theksoi se Ministria e Financave fillon me përgatitjet për Program të ri të reformave për menaxhimin e financave publike në periudhën e ardhshme duke filluar nga viti 2022.

“Në këtë mënyrë, vlerësimi i shpenzimeve publike dhe llogaridhënia financiare, për Bankën Botërore dhe FMN do të jetë bazë për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme të reformave në menaxhimin e financave publike. Ky vlerësim u financua nga BE, SECO dhe BB”, thonë nga Ministria e Financave.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle