0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

SPB Tetovë: Të shtënat me armë në dasma dënohen me gjobë nga 200 deri në 500 euro

Policia në rajonin e Pollogut në periudhën e ardhshme do t'i intensifikojë dukshëm aktivitetet kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, bërjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Këto ditë po mbahen takime të grupeve këshilldhënëse të qytetarëve dhe të komuniteteve lokale dhe urbane në Pollog për të reduktuar dhe parandaluar çrregullimet e tilla të rendit dhe qetësisë publike.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle