0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQ

Spasovski realizoi takim me ambasadoren e Serbisë në Maqedoninë e Veriut

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spaspovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e sapo zgjedhur të Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq ku është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes ministrive për Punë të Brendshme të të dyja vendeve, por edhe mes dy shteteve, veçmas në pjesën e kulturës dhe ekonomisë.

Shkup, 22 korrik 2021 (MIA)- Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spaspovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e sapo zgjedhur të Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq ku është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes ministrive për Punë të Brendshme të të dyja vendeve, por edhe mes dy shteteve, veçmas në pjesën e kulturës dhe ekonomisë.

Siç ka njoftuar MPB, interes i veçantë në takim është shprehur mbi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në sferën e migracionit dhe aktiviteteve të suksesshme për parandalimin e hyrjes ilegale të emigrantëve dhe luftës kundër kontrabandimit të tyre.

Ministri Spasovski i është falënderuar ambasadores Jovanoviq edhe për ndihmën që vendi e mori nga Serbia gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19, duke shprehur bindjen se vetëm përmes ndërtimit të politikave të përbashkëta mundësohet mbrojtje e qytetarëve të dy vendeve. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle