Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Spasovski nga rrethina e Kumanovës: Oliver Ilievski është kryetari më i mirë i Kumanovës që do t’i shërbejë popullit dhe vendos bashkë me të

Komunikimi me qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve në komunat anembanë vendit mbeten një nga prioritetet kryesore të LSDM -së, thanë sot nënkryetari i LSDM -së Oliver Spasovski dhe kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës Oliver Ilievski në një takim me qytetarët e Romanovcës dhe Pçinjes.

Kumanovë, 29 shtator 2021 (MIA) – Komunikimi me qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve në komunat anembanë vendit mbeten një nga prioritetet kryesore të LSDM -së, thanë sot nënkryetari i LSDM -së Oliver Spasovski dhe kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës Oliver Ilievski në një takim me qytetarët e Romanovcës dhe Pçinjes.

“Si parti e përgjegjshme socialdemokrate do të vendosim sistem digjital onlajn për kontakt të drejtpërdrejtë të kryetarit të komunës dhe këshilltarëve me qytetarët, si dhe shkëmbim të vazhdueshëm, të shpejtë dhe efikas të informacionit mbi shërbimet nën kompetencën e vetëqeverisjes vendore, bashkëpunimi me sektorin e OJQ -ve dhe pjesëmarrja e përfaqësuesit të tyre si bashkëpunëtor në zyrën e kryetarit. Kandidati për kryetar të LSDM -së në Kumanovë është njeri besnik, i sinqertë, i ndershëm, mikpritës. I afërt me qytetarët, vazhdimisht në terren, lehtësisht i arritshëm, i dëgjon nevojat dhe sugjerimet e qytetarëve”, tha Spasovski.

Nënkryetari i LSDM -së theksoi disa nga projektet që është i sigurt se kandidati Oliver Ilievski do t’i zbatojë, siç janë zhvillimi i projektit dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve dhe rindërtimi i oborrit të shkollës, këndi i fëmijëve për Romanovcën, ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, dislokimi të deponisë, asfaltimi në rrugën nga ura në grykën e Bislimskës, ndërtimi i një stacioni filtri për Pçinjën.

Oliver Ilievski gjatë vizitës së tij në fshatin Pçinja,  bisedoi me banorët për problemet me të cilat ballafaqohen. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle