0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Spasovski nga Kumanova: Investojmë në shkolla, kopshte për fëmijë, rrugë, institucione shëndetësore dhe ndërtesa sociale

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot nga Kumanova porositi se investimet në shkolla, kopshte për fëmijë, rrugë, institucione shëndetësore do të vazhdojnë në të gjitha vendbanimet. Ai sëbashku me kandidatin për kryetar të komunës nga rradhët e LSDM-së, Oliver Ilievski, vizitoi disa lagje të Kumanovës.

Kumanovë, 10 tetor 2021 (MIA) – Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot nga Kumanova porositi se investimet në shkolla, kopshte për fëmijë, rrugë, institucione shëndetësore do të vazhdojnë në të gjitha vendbanimet. Ai sëbashku me kandidatin për kryetar të komunës nga rradhët e LSDM-së, Oliver Ilievski, vizitoi disa lagje të Kumanovës.

“Politikat tona janë për jetë më të mirë të qytetarëve, për rritjen e standardit jetësor, për avancimin e infrastrukturës dhe kushtet për jetë në çdo komunë, në çdo qytet dhe çdo vendbanim, e këtë qytetarët e Kumanovës e njohin, tha Spasovski.

Ai paralajmëroi se infrastruktura komunale do të mbetet në fokus.

“Jemi shembull të menaxhimit me përgjegjësi dhe transparent të finansave publike. Paratë e qytetarëve sot nuk i harxhojmë në barok dhe përmendore, por investojmë në shkolla, kopshte për fëmijë, rrugë, institucione shëndetësore dhe ndërtesa sociale. Rezultatet janë të dukshme”, tha Spasovski.

Ai paralajmëroi edhe përkrahje të infrastrukturës, të domosdoshme për zhvillimin e turizmit alternativ. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle