0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Spasovski: Ndihma më e madhe sociale dhe pensioni shtetëror janë pjesë e politikës për çrrënjosje të varfërisë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në takimin e djeshëm me qytetarë nga Kumanova tha se kategoria më  ndjeshme e qytetarëve janë prioritet për ndihmë. Ai tha se me politikë stabile, afatgjate për çrrënjosje të varfërisë ndihmohen kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të kenë jetë dinjitoze.

Kumanovë, 6 tetor 2021 (MIA) – Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në takimin e djeshëm me qytetarë nga Kumanova tha se kategoria më  ndjeshme e qytetarëve janë prioritet për ndihmë. Ai tha se me politikë stabile, afatgjate për çrrënjosje të varfërisë ndihmohen kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të kenë jetë dinjitoze.

Theksoi se me politikë afatgjate dhe stabile për çrrënjosje të varfërisë, drejtpërdrejtë ndihmohen personat më të ndjeshëm të kenë jetë dinjitoze.

“T’i kthejmë paratë tek qytetarët, ky është obligim të cilin e morëm kur regjimi shkatërroi dhe i varfëroi qytetarët. Ne nuk krijojmë barok dhe kartonë gjipsi, i kthejmë paratë nga qytetarët për qytetarët”, tha Spasovski.

Ai potencoi se pensionistëve mbi 65 vjeç, të cilët nuk realizojnë kushte për përfitim të pensionit, u është mundësuar pension shtetëror në vlerë prej 6.000 denarëve në muaj, me çka, siç tha, tregohet kujdes për pensionistët dhe për qytetarët.

“Vazhdojmë të krijojmë shërbime sociale të afërta me qytetarët. Qeveria e LSDM-së çdoherë do të kujdeset për qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Ky është misioni ynë themelor”, tha Spasovski nga Kumanova. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle