Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Spasovski: Më 17 tetor në Haraçinë do të fitojë “Më e mira”, me projekte të dukshme dhe reale për jetë më të mirë të banorëve

Ne patëm guxim dhe vizion ta ndërtojmë konceptin "Një shoqëri për të gjithë qytetarët". Pikërisht Haraçina është shembull se ky koncept  nuk janë vetëm fjalë.  Këtu treguam se mund të ketë bashkëjetesë dhe kujdes të barabartë për të gjithë qytetarët, zhvillim të barabartë ekonomik", porositi sonte në Haraçinë, në suaza të karvanit "Më e mira për komunën time", nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski.

Shkup, 8 tetor 2021 (MIA) – Ne patëm guxim dhe vizion ta ndërtojmë konceptin “Një shoqëri për të gjithë qytetarët”. Pikërisht Haraçina është shembull se ky koncept  nuk janë vetëm fjalë.  Këtu treguam se mund të ketë bashkëjetesë dhe kujdes të barabartë për të gjithë qytetarët, zhvillim të barabartë ekonomik”, porositi sonte në Haraçinë, në suaza të karvanit “Më e mira për komunën time”, nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është sinonim i ndarjeve, 12 vjet nxit tensione ndëretnike, Haraçina gjatë regjimit  ishte komunë në të cilën më pak është investuar, komunë e lënë  në margjina, në borxhe deri në fyt.

Ai paralajmëroi se në periudhën në vijim do të ndërtohet rrjet i ujësjellësit për të gjithë banorët e vendeve të populluar në Komunën e Haraçinës.

“Projektet më të mira për ju, për Komunën e Haraçinës i ka e juaja dhe e jona Milikije Halimi e cila më së miri i njeh problemet tuaja dhe kërkesat dhe çka është më e rëndësishme  din si t’i zgjidh ato, së bashku me Milikijen, së bashku me listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit, në krye me Besim Kadri, më 17 tetor do ta sjellim fitoren e madhe në Haraçinë, do të fitojë më e mira”, porositi nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle