Lajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Spasovski: Jemi të përkushtuar që t’iu ndihmojmë komunave dhe ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve

- Pushteti qendror është i përkushtuar që t'iu ndihmojë komunave dhe projekteve të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, porositi sonte në takime me qytetarët në Komunën e Çuçer Sandevës, nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Shkup, 14 tetor 2021 (MIA) – Pushteti qendror është i përkushtuar që t’iu ndihmojë komunave dhe projekteve të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, porositi sonte në takime me qytetarët në Komunën e Çuçer Sandevës, nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski.

“Të dielën në Çuçer Sandevë votojmë për Komunë të kryesuar nga Sasho Komnenoviq dhe këshilltarë të cilët do të bashkëpunojnë dhe do të realizojnë projekte. Si pushtet qendror bashkë do të bashkëpunojmë dhe do t’i mbështesim projektet e Sashkos, të cilat do t’i planifikojë për përmirësimin e jetës së banorëve të Çuçer Sandevës”, tha Spasovski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Çuçer Sandevës që të dielën të dalin masivisht dhe të votojnë për “më të mirën”.

“Të votojmë për numrin 12 për Sashko Komnenoviqin për kryetar dhe listat për këshilltarë të kryesuar nga Sanja Belinska”, porositi Spasovski. fc/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle