Botë SQBotë.Portal SQ

Sondazh: Rejtingu i Bajdenit ka rënë në nivelin më të ulët nga mandati i tij

Vlerësimi i presidentit amerikan Xho Bajden ka rënë në nivelin më të ulët gjatë mandatit të tij, dhe pesimizmi në mesin e anëtarëve të Partisë së tij demokratike po thellohet, tregoi një sondazh i Asoshietejd pres dhe Qendrës kombëtare për hulumtimin e opinionit publik.

Uashington, 20 maj 2022 (MIA) – Vlerësimi i presidentit amerikan Xho Bajden ka rënë në nivelin më të ulët gjatë mandatit të tij, dhe pesimizmi në mesin e anëtarëve të Partisë së tij demokratike po thellohet, tregoi një sondazh i Asoshietejd pres dhe Qendrës kombëtare për hulumtimin e opinionit publik.

Vetëm 39 për qind e të rriturve amerikanë e miratojnë performancën e Bajdenit si president, që është rënie nga vlerësimi i tij tashmë negativ muajin e kaluar, tregon sondazhi.

Në përgjithësi, vetëm rreth dy në 10 të rritur thonë se SHBA është në rrugën e duhur ose ekonomia është e mirë – nga rreth tre në 10 një muaj më parë. Rënia e miratimit është e përqendruar mes demokratëve, me vetëm 33 përqind të të anketuarve që mbështesin partinë e presidentit, duke thënë se vendi është në rrugën e duhur, nga më shumë se 49 për qind në prill.

Shqetësim i veçantë për Bajdenin përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA është vlerësimi i tij prej 73 për qind midis demokratëve, rënie e ndjeshme që nga fillimi i mandatit të tij, kur ai asnjëherë nuk ka rënë nën 82 për qind.

Studimi pasqyron zemërimin e gjerë në vend për sfidat e shumta me të cilat përballet, nga inflacioni, armët e zjarrit dhe mungesa e papritur e ushqimit për fëmijë deri te pandemia aktuale.

Në përgjithësi, dy të tretat e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si Bajdeni drejton ekonominë. Ky vlerësim nuk ka ndryshuar shumë në muajt e fundit, megjithëse ka shënuar rritje të lehtë krahasuar me dy muajt e parë të vitit. Por ka edhe shenja se pakënaqësia me Bajdenin dhe ekonominë është thelluar. Vetëm 18 për qind e amerikanëve thonë se politikat e Bajden-it e kanë ndihmuar atë më shumë sesa e kanë dëmtuar ekonominë, krahasuar me 24 për qind në mars. Pesëdhjetë e një për qind thonë se kanë bërë më shumë dëm sesa mirë, dhe 30 për qind nuk mund të vlerësojnë. Përqindja e demokratëve që thonë se politikat e Bajdenit kanë ndihmuar më shumë ka rënë nga 45 për qind në 37 për qind, megjithëse vetëm 18 për qind thonë se kjo ka bërë më shumë dëm. Dyzet e katër për qind nuk mund të vlerësojnë.

Vetëm 38 për qind e të anketuarve mbështesin politikën e Bajdenit për migracionin dhe 45 për qind e miratojnë trajtimin e tij të marrëdhënieve me Rusinë. Vetëm 21 përqind e amerikanëve të anketuar për sondazhin e ri thonë se kanë “besim të fuqishëm” se Bajdeni do të përballet me situatën në Ukrainë; 39 për qind thonë se kanë njëfarë besimi, dhe 39 për qind thonë se nuk kanë pothuajse asnjë besim. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle