0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Sllaveski: Shkupi do të bëhet me transport publik ekologjik, sipërfaqe të reja të gjelbra dhe gazifikim

Kjo nuk është vetëm zgjedhje midis dy partive politike të kundërta. Kjo është luftë për dy koncepte - konceptin e shkatërrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër konceptin e ndryshimeve, projekteve dhe fitoreve. Konceptin e manipulimeve kundrejt konceptin e zgjidhjeve reale dhe të realizueshme, theksoi bartësi i listës së këshilltarëve të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për Qytetin e Shkupit, Trajko Sllaveski në tubimin e sotëm para qytetarëve të Komunës së Çairit.

Shkup, 5 tetor 2021 (MIA) – Kjo nuk është vetëm zgjedhje midis dy partive politike të kundërta. Kjo është luftë për dy koncepte – konceptin e shkatërrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër konceptin e ndryshimeve, projekteve dhe fitoreve. Konceptin e manipulimeve kundrejt konceptin e zgjidhjeve reale dhe të realizueshme, theksoi bartësi i listës së këshilltarëve të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për Qytetin e Shkupit, Trajko Sllaveski në tubimin e sotëm para qytetarëve të Komunës së Çairit.

Sllaveski theksoi se Shkupi nuk duhet të jetë i papastër, i ndotur dhe i shkatërruar, duke porositur se shkupjanët meritojnë ndryshime dhe projekte dhe jo si deri më tani arrogancë dhe dembeli.

Sllaveski potencoi se janë duke luftuar për Këshill i cili do të jetë konstruktiv, që do të punojë në mënyrë të ndershme dhe do të jetë kontrollues i kryetarit dhe i ndërmarrjeve publike dhe jo këshill i cili do të jetë vetëm makineri votimi.

Ai premtoi se Shkupi do të jetë qytet me Sallë të re universale, park të ri argëtimi, rend në komunikacion si edhe qytet me transport publik të sigurt dhe efikas.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle