Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

“Sinepleks” me lokacion të dytë në qendrën tregtare “Skopje Ist Gejt”

– Kinogrupacioni “Sinepleks” e filloi ndërtimin e lokacionit të tij të dytë në Shkup, në qendrën e re tregtare “Skopje Ist Gejt”.

Shkup, 15 korrik 2021 (MIA) – Kinogrupacioni “Sinepleks” e filloi ndërtimin e lokacionit të tij të dytë në Shkup, në qendrën e re tregtare “Skopje Ist Gejt”.

“Sinepleks” fillon me aktivitetet ndërtimore për kinema multipleks me hapësirë prej afërsisht 3.000 metra katrorë dhe më shumë se 1.000 vende në tetë salla. Vizitorët do të kenë mundësi që ta përjetojnë magjinë e filmit përmes kinoteknologjisë më bashkëkohore, ndërsa do të prezantohen filma vendorë dhe ndërkombëtarë.

Anëtari i Bordit Drejtues përgjegjës për zhvillim të aktiviteteve afariste të grupacionit “Sinepleks”, Llukas Langhamer dhe drejtori ekzekutiv i “Skopje Ist Gejt”, Igor Davkov sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim.

“Si lider për inovacione, ne jemi të përkushtuar që vizitorëve tanë tua ofrojmë përvojën më të mirë në kinema dhe jemi shumë krenarë që së shpejti ajo do të jetë në dispozicion edhe në lokacionin tonë të dytë, i cili në mënyrë shtesë do ta pasurojë jetën kulturore në Shkup”, deklaroi Langhamer.

Davkov theksoi se hapësirën e vetme për kinema ia kanë dhënë liderit me renome në tregun e Evropës Juglindore, “Sinepleks”.

“Kinemaja i pasuron përmbajtjet zbavitëse në qendrën tregtare ‘Ist Gejt Moll’ dhe edhe më shumë do të kontribuojë për pasurimin e jetës kulturore në Shkup, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo është kinemaja e parë e cila hapet në këtë pjesë të qytetit”, deklaroi Davkov.

 

Kinemaja e parë “Sinepleks” në “Siti Moll” në Shkup ishte hapur në vitin 2012 në bashkëpunim me grupacionin BALFIN.

Kinemaja e re në “Skopje Ist Gejt” pritet të hapet në tremujorin e katërt të këtij viti. Përveç kinoteknologjisë më bashkëkohore, “Sinepleks” paralajmëron edhe VIP sallë ekskluzive me ulëse luksoze të lëkurës. fc/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle