0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Si do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhjet lokale?

Për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2021, në procesin e votimit do të përdoren pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve. Për nevojat e 3480 këshillave zgjedhore, është planifikuar të furnizohen 4000 terminale. Deri në fund të javës, në vend duhet të mbërrijnë të gjithë terminalet e blerë nga kompania gjermane "Dermalog" . KSHZ-ja sot mbajti prezantim informativ për funksionimin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve (PIBV), ndërsa paraprakisht në seancë u miratua edhe Udhëzimi për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle