MIA Investigon SQStorje SQ

Shumëkush nuk e dinë historinë e shtëpisë në të cilën u shpëtua jeta e Qemal Ataturk në Dabnishte të Kavadarit

- Sipas traditës gojore, më shumë se një shekull më parë, Mustafa Qemal Ataturku, para Revolucionit Xhonturk, si oficer i ri, ka mbijetuar në një strehim në rajonin e Kavadarit, që ia ka siguruar nga Atanas Ajzovski nga fshati Dabnishte, për çka më vonë nga babai i Turqisë Ataturk, ka marrë dhurata, duke përfshirë edhe një pushkë "Vinçester"

Kavadar, 18 prill 2021 (MIA) – Sipas traditës gojore, më shumë se një shekull më parë, Mustafa Qemal Ataturku, para Revolucionit Xhonturk, si oficer i ri, ka mbijetuar në një strehim në rajonin e Kavadarit, që ia ka siguruar nga Atanas Ajzovski nga fshati Dabnishte, për çka më vonë nga babai i Turqisë Ataturk, ka marrë dhurata, duke përfshirë edhe një pushkë “Vinçester”.

I rrahur dhe i poshtëruar, por nuk e ka tradhtuar revolucionarin e fshehur mes leshit të hambarit. Mysafirë nga Turqia në periudhën e kaluar para pandemisë së virusit korona vinin në fshatin Dabnishtë të Kavadarit, të impresionuar nga historia për Atanaskon, i cili në atë kohë shpëtoi nga vdekja themeluesin e Turqisë moderne, Qemal Ataturk. Ngjarja ka ndodhur më shumë se një shekull më parë, para Revolucionit të Xhonturqve. Turqit shprehën dëshirën për t’i parë fshatin dhe mbetjet e objekteve në të cilat dikur ishte strehuar babai i Turqisë.

“Është e vërtetë se që disa vite më parë rritet interesi i shtetasve turq, pa dallim nëse kanë prejardhje nga Maqedonia apo jo, për fshatin Dabnishtë dhe për vendin ku ishte fshehur dikur Ataturku, në mënyrë që të shpëtonte kokën e tij”, më tha ish-kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov.

Dabnishta është një fshat që gjendet tetë kilometra në jugperëndim të Kavadarit. Në vitet pas Kryengritjes së Ilindenit, atje kanë jetuar katër vëllezër Ajzovski, prej të cilëve më i madhi ka qenë Atanasi, siç pretendojnë pasardhësit e tij, i gjatë gati dy metra, bjeshktar i vërtetë.

 

“Një natë në vitin 1908, kryetari i fshatit e ka thirrur stërgjyshin tim Atanasko në Kullën e Beut. E ka lutur që të strehonte përkohësisht mikun e tij, për të cilin turqit kishin lëshuar fletarrest. Stërgjyshi im e ka futur mysafirin në një shportë të thurur me shkopinj lajthie. E ka këshilluar atë të mbulohet me leshin që ka qenë aty. Kështu e ka fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë. Stërgjyshi im ditën është kujdesur për bagëtitë dhe ka punuar në vreshtat, e në mbrëmje ka shkëmbyer ndonjë llaf-muhabet me mysafirin, rrëfeu për MIA-n Marjanço Metodiev nga Kavadari, njëri nga pasardhësit e Atanasit.

Së shpejti më pas ushtria ka ardhur në fshat. Përpara tokës së Athanasit ishte një fushë me kuaj dhe bagëti. Midis tyre ishte një pelë që askush nuk mund t’i afrohej sepse ajo godiste shumë. Ishte një rrethanë e lumtur për mysafirin e fshehur. Ushtarët e kanë rrahur pa mëshirë nikoqirin duke i kërkuar të tregonte për ardhacakun në fshat. Më të moshuarit kanë rrëfyer se në fshat janë rrahur edhe Lazo Temov, Jovançe Kuzmanov, Stanoja Sejmenov dhe të tjerë.

“Ushtarët e kanë lidhur stërgjyshin tim Atanas me një litar në qafë dhe kështu të lidhur me kal, e kanë dërguar në fshatin Garnikovë ku kanë vazhduar ta rrahin dhe ta poshtërojnë. Të nesërmen, duke menduar se ka vdekur, e kanë hedhur nga kodra sikur të jetë thes, e më vonë rastësisht e ka gjetur një fshatar duke ecur drejt mullirit. Mezi ka mbijetuar, ndërsa e kanë kuruat duke e mbështjellë me qepë dhe kripë dhe lëkurë të ngrohtë dashi”, rrëfen stërnipi i Atanasit.

Deri atëherë, Atanas nuk e dinte se kë fshihte, por më vonë zbuloi se oficeri i ri ishte në të vërtetë një nga organizatorët e Revolucionit xhonturk nga garnizoni i Manastirit. Ndarja e tyre ka qenë e përzemërt, veçanërisht për faktin se Mustafa e ka parë atë që e ka kaluar nikoqiri i tij, pa e tradhtuar, edhe pse nuk e njihte fare.

“Vinçesteri” nga Ataturku në muze

Kanë kaluar disa vite, por përkundër detyrimeve shtetërore që më vonë i ka pasur, Mustafa Qemali nuk e ka harruar Atanasin nga Dabnishta. Së pari i ka dërguar atij dhurata, duke përfshirë një pushkë Vinçester, të farkuar me aplikacione argjendi. Atanasko e ka ruajtur pushkën si diçka më të dashur.

“Në vitin 1924, stërgjyshi im ka marrë ftesë me shkrim për të qenë mysafir i Mustafa Qemalit në Ankara. Një kohë të gjatë e ka mbajtur letrën në brez. Ai kishte një dëshirë të madhe për të parë burrështetasin e ri dhe të famshëm, por në moshën 78 vjeçare nuk ka marrë guximin të niset në rrugë të largët. Kur në vitin 1934 Mustafa Qemali ka marrë titullin Ataturk ose babai i Turqisë moderne, përsëri e ka ftuar atë dhe e ka falënderuar shpëtimtarin e tij, duke i dërguar përsëri dhurata, pohon Metodiev.

Për këtë histori dine edhe në muzeun e Kavadarit. “Historia me vite të tëra është përcjellë nga brezi në brez në Dabnishtë. Ajo zë vendin e saj në monografinë “Dabnishta nëpër shekuj” nga Cveta Trifunova, në të cilën unë isha një nga recensentët, shprehet historiani Petre Kamçevski, kronist i Kavadarit dhe rajonit të Tikveshit.

Fati ka dashur që Atanasi dhe Mustafa Qemal Ataturku të vdesin në të njëjtin vit 1938, i pari si palk njëqindvjeçar, ndërsa i dyti në moshën 57 vjeçe. Në muze-galerinë e Kavadarit gjendet pushka “Vinçester” e prodhuar në SHBA në vitin 1897. Ekziston një legjendë për të se është arma që Mustafa Qemali ia ka dhuruar Atanasit. Historiani Petre Kamçevski konfirmoi se sipas asaj që e kanë treguar pleqtë, Ataturku ia ka dhuruar ktë pushkë Atanasit nga Dabnishta. Ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve në muze gjatë viteve, ndërsa ka ndodhur që të vijnë dhe ta fotografojnë shtetasit turq të cilët kanë qëndruar në rajonin e Tikveshit.

 

“Pushka ime për vite me radhë është ruajtur në familjen Ajzovski. Ruajtja e saj vazhdoi më pas në shtëpinë e mësuesit në fshatin Dabnishtë, Ilindenasin, Pane Pop Kocev nga Vatasha. Ndryshe, vajza e Pop Kocevit ishte e martuar me Mito Haxhivasilev Jasmin. Nga ana tjetër, djali i tij, gazetari Velko Pop Kocev, pesëdhjetë vjet më parë ia dorëzoi pushkën muzeut të Kavadarit, zbuloi Kamçevski për MIA.

Një pikturë shkaktoi vëmendje të veçantë kohët e fundit në një ekspozitë në Pallatin e Kulturës në Kavadar. Në të është paraqitur një shtëpi nga Dabnishta.

“Shumë njerëz nuk e dinë se jeta e Qemal Ataturkut u shpëtua në atë shtëpi”, tha artisti Llazar Dojçinov, në hapjen e ekspozitës së tij më figurative.

Disa nga bashkëbiseduesit e MIA-s ishin të prerë se historia e Atanasit që ka shpëtuar Qemal Ataturkun, mes tjerash, është potencial i mirë për zhvillimin e ardhshëm të turizmit historik në rajonin e Tikveshisht

Svetllana Darudova

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle