0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Shtrenjtohen karburantet

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës nga gjysmë deri në një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Shkup, 30 gusht 2021 (MIA) – Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës nga gjysmë deri në një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Për gjysmë denari shtrenjtohet Eurosuper BS-95, ndërsa për një denar Eurosuper BS-98 dhe dizeli.

Sipas kësaj, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë për një litër. Dizeli do të shitet me çmim prej 62,5 denarë për një litër.

Çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 1,50 denarë/litër dhe çmimi i ri do të jetë 62,5 denarë për një litër, ndërsa i mazutit për 1.089 denar/kilogrami dhe tani do të jetë 37,019 den/kg.

Me vendimin më të ri rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,84 denarë lidhur me vendimin e javës së kaluar.

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle