0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Shoqata Stomatologjike Shqiptare dje në UT e organizoi simpoziumin e dytë shkencor, me temë: “Stomatologjia sot”

Shoqata Stomatologjike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dje në auditorët e Universitetit të Tetovës e organizoi simpoziumin e dytë shkencor, me temë: “Stomatologjia sot”. Kjo ngjarje shkencore, përveç karakterit shkencor dhe profesional ishte gjithëpërfshirëse në shkëmbimin e përvojave praktike të përditshme me të cilat çdo ditë ballafaqohen stomatologët gjatë ushtrimit të këtij profesioni.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle