0_Sport,Portal SQFutboll SQSport SQSport.Slajder SQ

Shkupi akuzon për lojëra të pandershme në futbollin vendor

Kundër ekipit të Shkupit po “bëhen lojëra në terren dhe jashtë tij”, reagoi sot pasdite nënkampioni, një ditë pas disfatës në pjesëmarrjen si mysafir tek Struga TL (4:2) në kuadër të xhiros së Parë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 23 gusht 2021 (MIA)  – Kundër ekipit të Shkupit po “bëhen lojëra në terren dhe jashtë tij”, reagoi sot pasdite nënkampioni, një ditë pas disfatës në pjesëmarrjen si mysafir tek Struga TL (4:2) në kuadër të xhiros së Parë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Që nga dita kur mbërritëm në FC Shkupi, qëllimi ynë ka qenë kryesisht t’i shtojmë vlerë futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe të promovojmë klubin tonë FC Shkupi dhe Maqedoninë e Veriut, si vend dhe si futboll në kupat evropiane. Për këtë qëllim, ne e filluam ligën duke bërë investime serioze në fillim të sezonit, por ne pamë në periudhën e kaluar se një proces luftimi dhe padrejtësie filloi kundër nesh jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës”, kumtoi Shkupi.

Ne dëshirojmë të deklarojmë se drejtuesit dhe mbështetësit e klubit tonë, historia e të cilit po i afrohet një shekulli, janë të vetëdijshëm për ngjarjet dhe se përgjigja jonë ndaj atyre që përpiqen të luajnë lojëra kundër nesh do të jetë shumë e ashpër.

Ekipi i ligës së parë theksoi se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ambiciet e veta për kampion në sezonin e ri dhe paralajmëroi përgjigje “shumë të ashpër” nëse në të ardhmen vazhdojnë, siç thonë, lojërat ndaj klubit.

“Dëshirojmë të konstatojmë se liderët dhe mbështetësit e klubit tonë janë të vetëdijshëm për ngjarjet dhe se përgjigja jonë për ata që po tentojnë të luajnë lojëra kundër nesh do të jetë shumë e ashpër, thuhet në reagimin e FC Shkupi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle