Uncategorized SQ

Shilegov: Ura e re për këmbësorë e ndërtuar në vend të rrotës panoramike lëshohet në përdorim

Prej sot  është e gatshme për shfrytëzim ura e këmbësorëve në lumin Vardar e cila u ndërtua në vend të rrotës panoramike që ishte pjesë e projektit Shkupi 2014. Me ndryshimin e rrotës dhe ndërtimin e urës moderne për këmbësorë qytetarët kursyen 10 milion euro, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Shkup, 11 tetor 2021 (MIA) – Prej sot  është e gatshme për shfrytëzim ura e këmbësorëve në lumin Vardar e cila u ndërtua në vend të rrotës panoramike që ishte pjesë e projektit Shkupi 2014. Me ndryshimin e rrotës dhe ndërtimin e urës moderne për këmbësorë qytetarët kursyen 10 milion euro, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

“Kjo urë është simbol i betejës me projektin Shkupi 2014 dhe më vjen mirë që përfundimisht qytetarët mund ta shfrytëzojnë si karakter publik. Kemi bërë një urë moderne në vend të projektit më të kotë të VMRO-DPMNE-së, rrotë panoramike. Me ndërprerjen e këtij projekti kursyem 10 milion euro mjete të qytetarëve dhe i ridestinuam për projekte tjera. Kjo urë është fitore  e menaxhimit përgjegjës me paratë tuaja kundrejt keqpërdorimeve të VMRO-DPMNE-së”, porositi kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov.

Ai, thotë se kjo urë është fitore e Shkupit modern kundrejt të kaluarës së rreme  me barok dhe projekti Shkupi 2014. Ura do të jetë pjesë e zonës së madhe të këmbësorëve në qendër të qytetit e cila do të jetë gati deri në vitin 2024.

Ai e kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Shkupit që të përfundojë gjithçka që ka filluar. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle