0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Të gjitha projektet që i ofrojmë janë në kuadër të mundësive buxhetore të Qytetit të Shkupit

Të gjitha projektet që i ofrojmë në program janë saktësisht të llogaritura dhe janë në kuadër të mundësive buxhetore që i ka Qyteti i Shkupit, deklaroi sonte kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shkup, 26 tetor 2021 (MIA) – Të gjitha projektet që i ofrojmë në program janë saktësisht të llogaritura dhe janë në kuadër të mundësive buxhetore që i ka Qyteti i Shkupit, deklaroi sonte kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Ne gjatë fushatës para rrethit të pare zgjedhor me kryetarët e komunave kemi nënshkruar memorandum dhe shpresoj se ai do të mbetet në fuqi edhe me kryetarët e rinjë të komunave, pasi kemi numër të saktë prej rreth 2.000 fëmijëve që vizitojnë kopshte për fëmijë. Kemi bërë kalkukim për harxhimet e përgjithshme. Ato nuk duhet të jenë më të mëdha se 900 mijë euro në vit”, tha mes tjerash Shilegov në intervistë për “Top tema”.

Në përgjigje të pyetjes, Shilegov tha se paratë që hynë në buxhetin e Qytetit të Shkupit janë bllok dotacione. Qeveria, thotë ai, nuk finanson aktivitet vijues investues të Qytetit të Shkupit.

I pyetur nëse vlerëson se e ka ofenduar kundërkandidaten e tij, Danella Arsovska, Shilegov tha se me asgjë nuk e ka ofenduar dhe shtoi se ikja nga debatet e përkujton në disa kohëra të tjera. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle