0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQShkup SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Shkupi po bëhet metropol evropian ku njerëzit janë të rëndësishëm

- Kandidati për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov me videoporosi foli para qytetarëve të Shkupit, duke ju bërë thirrje që në mënyrë masive të dalin në votime të dielën, më 17 tetor. Ai në fjalimin e tij potencoi disa nga projektet e tij të përfunduara dhe projekte të ardhshme.

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov me videoporosi foli para qytetarëve të Shkupit, duke ju bërë thirrje që në mënyrë masive të dalin në votime të dielën, më 17 tetor. Ai në paraqitjen e tij potencoi disa nga projektet e tij të përfunduara dhe projekte të ardhshme.

“Zgjidhjet në komunikacion të cilat i realizojmë do të nënkuptojnë qytet pa rrëmujë, ndërsa Shkupi do ta ketë zonën më të madhe për këmbësorë nga të gjitha qytetet evropiane. Me këtë, Shkupi plotësisht ndryshon dhe po bëhet metropol evropian me hapësirë shumë publike, gjelbërim dhe infrastrukturë të lartë”, tha Shilegovi në paraqitjen e tij.

Të dielën, siç theksoi, nuk zgjedhim vetëm kryetar komune, por nëse Shkupi mbetet që të lëvizë në drejtim të duhur.

“Për mua politika është vetëm mjet për krijimin e kushteve për jetë dinjitoze për çdo njeri. Ajo është politikë e cila ndërton ura dhe bashkon, polikë e cila e qon Shkupin drejtë bashkësisë së qyteteve më të zhvilluara në Evropë. Politika ime ka qëllim të qartë – infrastrukturë moderne, transport të lartë publik dhe mjedis të pastër dhe të shëndoshë. Unë e dua Shkupin ku të rinjtë me kënaqësi i krijojnë familjet e tyre, Shkupin në të cilin të gjithë janë të mirëseardhur, Shkupin e gjelbër me njerëz të qeshur, të kënaqur dhe të lumtur. Shkupin, qytet të fuqishëm ku njerëzit janë të rëndësishëm”, tha Shilegovi.

Urat, bulevardet dhe tunelet, siç tha, janë realizim i vizionit të tij për qytet të lidhur.

“Ato i lidhin njerëzit dhe e bëjnë Shkupin të veçantë dhe të fuqishëm. Ky është Shkupi që dua të vazhdoj ta ndërtoj me të gjithë ju. E kërkoj mbështetjen tuaj që bashkë asnjëherë të mos ndalojmë. Ndërsa unë do të vazhdoj të jemi kryetar për të cilin njerëzit dhe Shkupi gjithnjë janë në vend të parë”, përfundoi Shilegovi. fc/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle