0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Shilegov: Nuk arrita të shoh vizion për Shkupin te opozita

Politika duhet të jetë një konkurs idesh dhe krijimesh nga të cilat do të marrim diçka që është më e mirë për qytetarët, por për fat të keq në katër vitet e fundit nuk kam arritur të shoh një vizion për qytetin e Shkupit nga opozita, tha sot Petre Shilegov, kryetari aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat i Koalicionit të udhëhequr nga LSDM dhe BDI për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle