0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Në mandatin e ardhshëm “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” do të bëhen arteriet kryesore në Çair

Shkupi është qytet për të gjithë, viteve të fundit Shkupi për herë të parë pas më shumë dekadash po zhvillohet në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat, në çdo lagje, në çdo mëhallë. Prandaj në Çair në katër vitet e kaluara në zhvillimin e infrastrukturës kemi investuar shumë, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov gjatë vizitës së Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) – Shkupi është qytet për të gjithë, viteve të fundit Shkupi për herë të parë pas më shumë dekadash po zhvillohet në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat, në çdo lagje, në çdo mëhallë. Prandaj në Çair në katër vitet e kaluara në zhvillimin e infrastrukturës kemi investuar shumë, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov gjatë vizitës së Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Me këtë rast ai theksoi në katër vitet e kaluara i kemi rikonstruuar “Brigadën maqedonaso-kosovare”, “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Sejfulla”.

“Prandaj i kemi bërë rrethrrotullimet e reja, shtigjet e reja për biçikleta në Çair, prandaj i kemi ndërtuar bulevardet BeH dhe Hristian Todorovski – Karposh, prandaj i kemi rikonstruuar shkollat e mesme në Çair, Çairi sërish të bëhet pjesë e qytetit tonë”, tha Shilegov në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu.

“Në mandatin e ardhshëm, së bashku me Visar Ganiun Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi, do të bëhen arteriet kryesore në Çair dhe do të bëhet lidhja e tyre me pjesën jugore të qytetit. Këto dy bulevarde do të lehtësojnë bllokimet aktuale në Jahja Pashë, duke ofruar në të njëjtën kohë rrugë të reja për BRT, për pjesën tjetër të transportit publik, si dhe shtigje të reja biçikletash për në Qendër. Me rëndësi të veçantë është fakti se në këtë pjesë është planifikuar të kalojë edhe traseja e dytë e sistemit BRT të transportit të autobusëve të shpejtë që do të kalojë nga Buteli në Kisella Vodë”, tha Shilegov.

Rrugët e reja dhe të rikonstruktuara tashmë janë me gjelbërim të bukur bulevardi dhe ndriçim modern LED. Mungesa e trotuareve dhe shtigjeve të biçikletave në këtë komunë u kompensua me ndërtimin e rreth 10 kilometrave shtigje të reja për biçikleta dhe rreth 6 kilometrave trotuare të reja.

“Për shkak të gjithë kësaj, pasuritë e paluajtshme të njerëzve në pjesën veriore të qytetit tonë në Çair janë rritur me 30 për qind. Kjo pasi institucioni më në fund ka dhënë atë që duhet të marrin qytetarët. Kjo është detyrë e kryetarit të komunës”, shtoi Shilegov.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle