0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Me tunelin nën “Limak” e fituam zonën më të madhe të këmbësorëve dhe e zgjidhim rrëmujën e komunikacionit për 50 vitet e ardhshme

Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili është në garë edhe për një mandat, pret deri në vitin 2024 Shkupi të bëhet qytet pa rrëmujë të komunikacionit me zonën më të madhe të këmbësorëve në qendrën e qytetit.

Shkup, 6 tetor 2021 (MIA) – Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili është në garë edhe për një mandat, pret deri në vitin 2024 Shkupi të bëhet qytet pa rrëmujë të komunikacionit me zonën më të madhe të këmbësorëve në qendrën e qytetit.

Kjo, sipas tij, do të zgjidhet me realizimin e korridorit  me tunel tek hoteli “Limak” dhe me depërtim në bulevardin “ASNOM” dhe ndërtimin  e urës “Mihajlo Apostolski”. Me këto dy korridore  do të lirohet qendra e qytetit nga rrëmuja e komunikacionit dhe mund të krijohen kushte që kjo pjesë të bëhet  zonë e këmbësorëve.

“Këtë që sot e prezantojmë, shumica thanë se nuk mund të realizohet, por sot shohim se  jo vetëm që mundet, por jemi në gjysmë të rrugës, ndërsa deri në fund të vitit 2024 tërësisht do të ekzistojë. Këto dy punë na mundësojnë  rajonin qendror të qytetit  ta shndërrojmë në zonë të këmbësorëve, ndërsa  ndërmjet këtyre dy korridoreve ta vendosim sistemim bas rapid”, tha Shilegov në prezantimin e tuneleve me të cilat  lidhet bulevardi “Makedonija” (bulevardi jugor) me bul. “Koço Racin” dhe kalojnë nën objektet e “Limak”.

Zona e këmbësorëve do të jetë nga Hekurudha e vjetër deri në Bit Pazar nga njëra anë dhe nga Spitali i qytetit deri në “Paloma Bjanka” nga ana tjetër me trafik të vogël teknik për qytetarët të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit.

Gjithë projekti, siç potencoi sot Shilegov, vonohet pesë-gjashtë vjet, sepse për të nuk ka pasur të përpunuar as projekt infrastrukturor, as leje ndërtimi për tunelet. Gjithë procesi tani është menaxhuar për rreth tetë muaj.

Për planin tërësisht janë parashikuar edhe dy zgjidhje  trafiku nga të cilat e para është qarkorja në “Momin Potok”, e cila është në ndërtim, ndërsa e dyta është depërtimi në bulevardin “Slloveneçka” drejt Vizbegut për të cilën procedura është në vijim.

“Ky është vizion për Shkupin, vizion për qytetin pa probleme në 50 vitet e ardhshme. Ky është vizion i cili duhet të realizohet deri në vitin 2024. Kështu punohet në mënyrë strategjike dhe planore, zhvillohet qyteti për gjeneratat e ardhshme. Atë që ne do ta bëjmë në këto tetë vjet do t’u shërbejë  shumë gjeneratave të ardhshme”, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle