0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Këto janë zgjedhje, në të cilat shkupjanët do të zgjedhin nëse duan vazhdimësi të zhvillimit ose duan të kthehen prapa

Kandidati i LSDM -së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov  sonte në rrugën "Maqedonia" e hapi shtabin kryesor zgjedhor të Shkupit.

Shkup, 29 shtator 2021 (MIA) – Kandidati i LSDM -së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov  sonte në rrugën “Maqedonia” e hapi shtabin kryesor zgjedhor të Shkupit.

Në këtë vend, siç tha Shilegov, do t’i ofrohet programi zgjedhor për Shkupin çdo qytetari që dëshiron të njihet me atë që do të realizohet në katër vitet e ardhshme dhe atë që është arritur në katër vitet e fundit.

“Këto nuk janë vetëm zgjedhje për atë se kush do të jetë kryetar i Shkupit, këto janë zgjedhje se çka është ajo që shkupjanët e duan për qytetin e tyre – duan vazhdimësi të zhvillimit apo duan që qyteti të kthehet në gri, nga i cili e nxorëm atë në vitin 2017”, tha Shilegov.

Shprehu besimin se qytetarët e Shkupit do të zgjedhin qytetin për të ecur përpara dhe për të qenë pjesë aty ku i takon, në qytetet më të zhvilluara evropiane.

“Është shumë e rëndësishme në këto zgjedhje të hyjmë në çdo shtëpi, të flasim me bashkëqytetarët tanë dhe të shohim se çfarë duan për qytetin tonë – nëse duan të vazhdojnë zhvillimin apo duan të kthehen prapa. Jam i bindur se në vend që të kthehemi prapa, ne do të zgjedhim të ecim përpara dhe me hapa të sigurt për ta bërë Shkupin të takojë aty ku i takon – ndër qytetet më të zhvilluara në Evropë”, nënvizoi Shilegov.

Paralajmëroi fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle