0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Shilegov: Fitore e madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – Kandidati dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i mbështetur nga LSDM dhe Koalicioni, sot porositi se në rrethin e dytë zgjedhor hyjnë të barabartë dhe se do të korrin fitore të madhe.

Shilegov në konferencë për shtyp e vlerësoi ditën e djeshme zgjedhore si të suksesshme dhe festë të demokracisë dhe i uroi të gjithë kandidatët për rezultatin në rrethin e parë dhe qytetarët të cilët dolën në votim.

“Dëshiroj të falënderohem për mbështetjen e secilit qytetar në rrethin e parë zgjedhor. Në rrethin e dytë zgjedhor hyjmë të barabartë. Shkupi duhet të vazhdojë përpara dhe unë fuqishëm besoj se shkupjanët në rrethin e dytë do të dalin në numër shumë më të madh dhe do të japin mbështetjen për politikat që për katër vite e ndryshuan tërësisht Shkupin. Realizuam numër të madh të projekteve në interes të qytetarëve, zgjidhëm probleme shumëvjepare në qytet. Punuam për të gjithë qytetarët njejtë dhe Shkupi u bë përfundimisht qytet unik”, tha ai.

U bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët për shkaqe të caktuara nuk dolën në votim, në rrethin e dytë të dalin masivisht dhe të votojnë.

“Unë jam i bindur se për këtë shkak dhe për shkak të kapacitetit më të madh të koalicionit në rrethin e dytë zgjedhor do të korrim fitore të madhe. Zonja Arsovska mbështetet nga VMRO-DPMNE dhe pas analizës së rezultateve e arriti rezultatin e njejtë që VMRO-DPMNE e kishte në Shkup në Zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. Kapacitetin e koalicionit që e kam unë sepse është kapacitet koalicioni me qytetarët është shumë më i madh dhe më i suksesshëm dhe besoj në fitore në zgjedhje. Unë si edhe çdoherë mbështetem në votat e qytetarëve”, potencoi Shilegov.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle