0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQ

Shilegov e pranoi humbjen dhe shprehu kënaqësi që Shkupin e lë në pozitë të vazhdojë zhvillimi i tij

Kryetari i deritanishëm i Shkupit, Petre Shilegov sonte e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren kundërkandidates së tij, Danella Arsovska.

Shkup, 31 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i deritanishëm i Shkupit, Petre Shilegov sonte e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren kundërkandidates së tij, Danella Arsovska.

Ai i shprehu falënderim ekipit të tij me të cilin ka punuar në katër vitet e kaluara dhe kanë arritur, siç tha, të lënë gjurmë të pashlyeshme me të cilat Shkupi është lënë në pozitë që të vazhdojë zhvillimi i tij.

“Bulevardet tona, urat tona, çatitë tona, tashmë askush nuk mund t’i fshijë. Më vjen mirë që Shkupin po e lëmë në pozitë që zhvillimi i tij duhet të vazhdojë. Ne do të jemi këtu për të gjitha forcat progresive, që Shkupi të vazhdojë të rritet si qytet i zhvilluar dhe modern. Nuk do të lejojmë të na ndodhin dhunime të qytetit si në të kaluarën”, deklaroi Shilegov në konferencën e përbashkët për shtyp me Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje nga funksioni lider i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle