0_Maqedoni.Portal SQSektori civil SQShoqëri SQ

SHGM: Siguria e gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve në protestat publike duhet të garantohet

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve të pranishëm në protestat që po mbahen kundër masave të reja anti-kovid. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar dhe kategori kushtetuese, por kur abuzimi me këto të drejta rrezikon sigurinë dhe jetën e të tjerëve, në këtë rast gazetarëve, kërkojmë reagim të menjëhershëm parandalues të institucioneve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle