Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

Shfaqet filmi “Dance In this chaos” në Kinemanë CINEPLEXX në Shkup

Në Kinemanë CINEPLEXX në Shkup, mbrëmë u shfaq filmi i shkurtër DANCE IN THIS CHAOS me skenar dhe regji të Murat Zherkës dhe me produksion të TAKAT Studios.

Shkup, 27 nëntor 2021 (MIA) – Në Kinemanë CINEPLEXX në Shkup, mbrëmë u shfaq filmi i shkurtër DANCE IN THIS CHAOS me skenar dhe regji të Murat Zherkës dhe me produksion të TAKAT Studios.
“DANCE IN THIS CHAOS”, është film i shkurtër i përkrahur nga Democracy LAB, pjesë e projektit Young Citites nga ISD Global.
Filmi flet për sfidat, problemet dhe të bukurat e komunitetit rom në Qytetin e Shkupit.
“DANCE IN THIS CHAOS është një fushatë që ka për qëllim promovimin e vlerave dhe kulturës rome në vendin tonë, iniciativë e disa të rinjve nga Qyteti i Shkupit. Projekt që i bëri bashkë të gjitha komunitetet e vendit tonë, duke u përfshirë mbi 150 të rinj në procesin e realizimit të këtij filmi dhe kësaj fushate. Në 16 minutat e këtij filmi, shfaqet diskriminimi social dhe institucional ndaj komunitetit rom në vendin tonë”, theksoi mbrëmë në shfaqjen e filmit, regjisori Murat Zherka.
Premiera e filmit “DANCE IN THIS CHAOS”, ishte në Kinemanë e qytetit Milenium, më 31 tetor të këtij viti dhe mbrëmë në Cineplexx ishte edhe shfaqja e dytë e këtij filmi.
Për shkak të interesimit të madh për ta shikuar filmin, regjisori Zherka, njofton që shumë shpejtë, do të ketë edhe shfaqje tjera të filmit në Shkup, por edhe jashtë Shkupit. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle