0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Shëndeti i qytetarëve prioritet i kandidatit për kryetar të Strugës nga PDSH-ja

- Dislokimi i deponive ilegale në komunën e Strugës, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në vendbanimet Podgorcë, Llabunishtë, Oktis dhe Borovec, zgjidhja e problemit me ujin e pijshëm në Strugë, janë vetëm një pjesë e premtimeve parazgjedhore të kandidatit për kryetar të PDSH-së, Samir Murtezoski.

Strugë, 30 shtator 2021 (MIA) – Dislokimi i deponive ilegale në komunën e Strugës, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në vendbanimet Podgorcë, Llabunishtë, Oktis dhe Borovec, zgjidhja e problemit me ujin e pijshëm në Strugë, janë vetëm një pjesë e premtimeve parazgjedhore të kandidatit për kryetar të PDSH-së, Samir Murtezoski.

Duke ju bëri thirrje struganëve në zgjedhjet lokale, më 17 tetor, ta rrethojnë numrin 11, në mitingun e sontëm në Podgorcë, ai theksoi se shëndeti i qytetarëve do të jetë prioritet në punën e tij.

“Shëndeti i qytetarëve do të jetë prioriteti im në punë. Unë do ta mundësoj këtë duke zhvendosur deponitë ilegale nga të gjitha vendbanimet dhe qyteti i Strugës, në bashkëpunim me komunat e tjera duke ndërtuar një qendër rajonale të riciklimit. Ujërat e zeza nga Podgorca, Llabunishta, Oktisi dhe Boroveci, të cilat tani përfundojnë në fusha dhe në lumin Drini i Zi, me ndërtimin e kanalizimeve do të grumbullohen në një sistem kolektori dhe nuk do të përfundojnë në lumë”, tha Murtezoski.

Për familjet rome, të cilat jetojnë në vendbanime të improvizuara në hyrje të qytetit, ai njoftoi ndërtimin e banesave sociale, të cilat do t’u sigurojnë atyre një jetë dinjitoze, dhe kështu do të ndryshojë imazhi i Strugës turistike. Kandidati i PDSH -së, nëse e fiton besimin e struganëve paralajmëroi  edhe instalimin e paneleve të izolimit të zërit, në pjesën e banuar në aksin rrugor Podmolje – Qafë Thanë.

Për Strugën, siç tha, qytetin e dy ujërave, paralajmëroi zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me ujin për pije, duke nënvizuar se do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të çdo vendbanimi pa marrë parasysh se sa banorë ka.

Murtezoski ju bëri thirrje kandidatëve për debat të hapur, në qendër të Llabunishtës, vend i cili e sjell vendimin për Komunën e Strugës, që bashkërisht të përballen para qytetarëve me projektet dhe vizionet e tyre për komunën.

Në miting ishte prezantuar edhe lista e këshilltarëve të partisë me bartësin Jetmir Marazi. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle