0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Shekerinska: Bashkëpunim shtesë me Slloveninë për përballjen e suksesshme me zjarret në të ardhmen

Tragjedia që ndodhi në Berovë dhe mbështetja e madhe të cilën qytetarët e zonës së Maleshevës e morën nga Sllovenia vërtetoi se mbështetja nga miqtë duhet të përforcohet në nivel më të lartë përmes krijimit të politikave për bashkëpunim shtesë në drejtim të përballjes me zjarret. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila me homologun e saj slloven Matej Tonin ishin për vizitë pune në Komunën e Berovës.

Berovë, 27 gusht 2021 (MIA) – Tragjedia që ndodhi në Berovë dhe mbështetja e madhe të cilën qytetarët e zonës së Maleshevës e morën nga Sllovenia vërtetoi se mbështetja nga miqtë duhet të përforcohet në nivel më të lartë përmes krijimit të politikave për bashkëpunim shtesë në drejtim të përballjes me zjarret. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila me homologun e saj slloven Matej Tonin ishin për vizitë pune në Komunën e Berovës.

“Pikërisht për shkak të Berovës u dakorduam se në kuadër të përcaktimit tonë të mbrojtjes do të jetë përforcimi i politikave për bashkëpunim kundër zjarreve në kuadër të politikave për mbrojtje dhe shpëtim. Sllovenia ka përvojë të madhe, dhe kjo u pa edhe në Berovë dhe dëshirojmë ta shfrytëzojmë edhe njërën edhe tjetrën. Ministri gjithashtu ishte shumë miqësorë dhe ofroi mundësi që zjarrfikësit tanë të shkojnë për trajnim në Slloveni dhe të sigurojnë pajisje e cila do t’ju dhurohet reparteve tona zjarrfikëse, por edhe të flasim se si ta reformojmë të gjithë sistemin për të cilin planifikojmë të procesuojmë program të përbashkët”, theksoi Shekerinska.

Berova, sipas ministres, i bashkoi zjarrfikësit, komunat dhe shtetet për të është shumë e rëndësishme se lidhja e përbashkët midis dy shteteve do të mbahet në mend përgjithmonë dhe se e njëjta do të përforcohet.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes, Tonin theksoi se ka qenë kënaqësi t’u ndihmohet miqve kur më së shumti kanë pasur nevojë për këtë.

“Menjëherë iu përgjigjëm thirrjes me dërgimin e ekipeve zjarrfikëse, pajisjes dhe që ishim pjesë e aksionit të suksesshëm për fitoren mbi zjarret që të shpëtohet ajo që ishte e domosdoshme të shpëtohet për çka jemi shumë krenarë. Nuk është se po bëj shaka, por Berova është qyteti më i njohur i Maqedonisë së Veriut në Slloveni, pasi njerëzit me kujdes i ndiqnin lajmet që këtu gjatë zjarreve. Berova gjatë gjithë kohës ishte e pranishme në media, kështu që zemrat tona ishin me ju atë kohë dhe në fund të fundit jemi të gëzuar që nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale”, tha Tonin.

Theksoi se Sllovenia si pjesë e bisedimeve të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes do të vazhdojë me mbështetjen në pjesën e mbrojtjes zjarrfikëse veçanërisht përmes donacioneve si mbështetje për zjarrfikëse dhe njëherësh shprehu falënderim për qytetarët që Sllovenia është në zemrat e tyre.

Në shenjë falënderimi për ndihmën e madhe të cilën Sllovenia e ofron në drejtim të përballjes me zjarret në zonën e Maleshevës, Komuna e Berovës ndau mirënjohje për zëvendëskryeministrin Tonin, ministren Shekerinska si edhe për ambasadorin e Sllovenia, Millan Predan.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle